Telegrafi

10-15 minuta shaka dhe qeshje në ditë

Terapeutët, rekomandojnë qeshjen si masazh të përsosur të organeve të brendshme, mjet për punë më të mirë të zemrës dhe qarkullim më të mirë të gjakut nëpër inde.

Të qeshurit është forma më e mirë për ta nxitur prodhimin e hormonit të disponimit të mirë. Ai ju relakson, përmirëson disponimin, ju bën që të pushoni dhe largon pengesat shpirtërore.

Qeshja nxit veprimin e sistemit imun, prandaj sa më shumë qesheni, organizmi është më i fortë të përballet me bakteret dhe viruset. /Telegrafi/