Site icon Telegrafi

10.000 dollarë për punë në WC publike

Kjo kompani kërkon të punësojë pesë persona – të cilët do të punojnë gjatë festave, respektivisht prej datës 23 nëntor deri më 31 dhjetor të këtij viti – ndërsa të punësuarit për këtë punë do të paguhen hiç më pak se 10.000 dollarë.

Detyra e këtyre të punësuarve do të jetë, argëtimi i personave që do të shfrytëzojnë WC-të publike në sheshin Square të New Yorkut, bën të ditur Reuters.

Për këtë konkurs, deri më tash janë lajmëruar qindra persona – të cilët kanë thënë se janë joshur nga paga e majme.

Ndër kushtet që duhet plotësuar për këtë punë, siç është cekur në konkurs – personi duhet të jetë tip argëtues, entuziast, që di t’i argëtojë klientët.

Në këtë konkurs janë lajmëruar madje edhe aktorët amerikanë. “Për 10.000 dollarë, nëse duhet patjetër, do të ngjitesha edhe për guaskën e WC-ës”, ka thënë aktori Carlos Lozada.

Emrat e pesë të punësuarve do të bëhen të ditur më 23 nëntor, mu në ditën e hapjes së këtyre WC-ve publike.

Të punësuarit do të veshin kostume interesante, të punuar nga letra e tualetit dhe do të flasin me vizitorët e këtyre WC-ve publike, ndërsa kompania “Charmin” beson se ky është një hap i duhur në kohën e recesionit, dhe vlerëson se tualetet publike që do të hapen në gjashtë javët e fundit të vitit, do të vizitohen nga rreth 500.000 njerëz.

Kompania po ashtu do të punësojë edhe 150 persona për pastrimin e këtyre tualeteve publikë, mirëpo të cilët do ta kenë pagën shumë më të vogël. /Telegrafi/

Exit mobile version