Site icon Telegrafi

1 vit e 4 muaj burg për të akuzuarin A. Xh për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A. Xh., i cili ka qenë i akuzuar për dy vepra penale.

I akuzuari me datë 15.06.2012, rreth orës 17:00 minuta, në lagjen “Dardania I”, me dashje dhe paramendim ka tentuar të privoj nga jeta të pandehurin B. O., ashtu që me revolen e tij të markës CZ, modeli M – 70, e kalibrit 7.65 mm, ka shtënë në drejtim të pandehurit dhe nuk ka arritur që të godet dhe vepra penale ka mbetur në tentativë.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të armës pa leje valide”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 1 vit e 4 muaj burg.

Gjithashtu është shqiptuar edhe dënim plotësues, konfiskimi i armës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​ /Telegrafi/

Exit mobile version