Dita e Fëmijëve është ditë shumë e dashur për të gjithë ne, kështu që nuk është për tu çuditur aspak që njëri ndër vendet e preferuara për fëmijë e festoi në mënyrë të veçantë. Dukagjini Bookstore, 1 qershorin e priti me një mori aktivitetesh dhe dhuratash për lexuesit e tyre të vegjël.
Si fillim, të gjithë librat në këndin e fëmijëve ju ofruan lexuesve me zbritje prej 20%. Dashuria për lexim është një që duhet të ushqehet që në moshë të vogël, dhe Dukagjini Bookstore nuk heziton asnjëherë të bëhet pjesë e kësaj iniciative.
Më tutje, për datat 1,2 dhe 3 qershor, për adhuruesit e vegjël të artit, libri për fëmijë “Uta e Maleve” nga Tefta Kelmendi shoqërohet me librin për ngjyrosje të të njëjtit emër.
Gjithashtu, Dukagjini Bookstore shpërndau karta në qytet nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Këto karta përfshin: 40% zbritje në member cards, vocher në vlerë prej 20€, si dhe 15% zbritje në kid’s member cards.
Kjo ditë u festua së bashku edhe me Lulëzim Bucollin, Jeta Xharren, dhe Igballe Qenen. Ata përzgjodhën nga një libër për fëmijë të cilin e lexuan për të gjithë të pranishmit në librari.
Ishte një festim i veçantë, në një vend të veçantë, për një vend të veçantë!