Site icon Telegrafi

1 muaj pritje për të hyrë në testin për patentë-shofer

Në qendrën për patentë-shofer, në Prishtinë, ka disa muaj që qytetarët të cilët aplikojnë për testin me shkrim, po presin deri në 1 muaj për t’iu nënshtruar këtij testi.

Në këtë qendër në vazhdimësi po shkelet rregullorja dhe ligji i cili e përcakton se afati 3 ditor është minimal që kandidati duhet të presë.

Erolinda Kelmendi, e cila ka paraqitur provimin ditën e martë, më 24 nëntor, i duhet të presë deri më 23 dhjetor 2015.

Pritje prej 3 javësh do të ketë edhe për Arlind Zenelin. “E di që duhet brenda 3 dite të paraqitem në provim por, këtu më kanë caktuar 3 javë pritje”, ka thënë Zeneli.

Edhe R. Nishori kishte udhëtuar rreth dy orë, që të aplikojë për testin e patentë-shoferit, thotë se data për t’u futur në test iu caktua më 17 dhjetor. “Nga ora 8:00 kam ardhur në qendrën për patentë, ka 3 orë që pres dhe në fund me thonë se pas 3 jave duhet të paraqitem për provim”, është shprehur Nishori, i cili ka aplikuar më 24 nëntor. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version