Telegrafi

1 miliardë telefona të mençur do të shitet deri në fund të 2013

Foto: Ilustrim

Shitjet e telefonave të mençur janë rritur në rreth 39.3 për qind që nga viti 2012, dhe dërgesat e telefonave të mençur pritet të rriten në 1.7 miliardë njësi në vit deri në vitin 2017.

Tregjet në zhvillim janë vendet ku prodhuesit presin që të ketë rritje të kërkesave për telefona të mençur gjatë viteve të ardhshme, ndërsa çmimet e telefonave pritet të bijnë edhe më shumë, pasi që modelet e vjetra do të zëvendësohen me të rejat të cilat vijnë me kosto të përballueshme në treg.

Një numër i prodhuesve janë përqëndruar në krijimin e telefonave me karakteristika të plota, dhe një çmim shumë më të ulët sesa ato që kanë qenë më herët, ngjashëm sikurse modeli i ri i telefonit Motorola Moto G. / Telegrafi /