Telegrafi

1 miliardë njerëz qasen në Facebook nga telefonat mobil

Mirëpo, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg nuk është mjaftuar me kaq, pasi që ka njoftuar se rrjeti më i madh social në botë, të cilin ai e ka themeluar dhe e drejton aktualisht ka arritur në 1 miliardë përdorues aktiv mujor, të cilët qasen në rrjet nga telefonat e mençur mobil, një rritje kjo nga 945 milionë sa kishte në dhjetor të vitit të kaluar.

Në vitin 2012, Instagram ishte blerë nga Facebook për 1 miliard dollarë, ndërsa sot kompania ka njoftuar se më shumë se 20 miliardë fotografi janë shpërndarë në aplikacionin e saj.

Është me rëndësi të thuhet se edhe pas blerjes nga Facebook, aplikacioni është zhvilluar ndaras nga rrjeti social, dhe shifrat e përdoruesve të Facebook nuk përfshijnë edhe ato të Instagram. / Telegrafi /