Telegrafi

1 mijë e 321 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Foto: Ilustrim

Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me coronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 271 raste pozitive.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), raste aktive vazhdojnë të jenë 1 mijë e 321, transmeton Telegrafi.

MSH gjithashtu ka njoftuar se deri tani me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 janë vaksinuar 312.894, kurse me dozën e dytë 165.190.

Ndryshe, Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka bërë të ditur se çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë në qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marr vaksinën anti-COVID, pasi nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet. /Telegrafi/