Telegrafi

Më 1 mars lansohet albumi 2 Chainz, në të cilin ka punuar LeBron James

2 Chainz dhe LeBron James (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Njëri prej basketbollistëve më të mirë në botë, LeBron James, e ka paralajmëruar daljen e albumit të ri muzikor, në të cilin ai është i përfshirë drejtpërdrejt.

34-vjeçari është përfshirë zyrtarisht për herë të parë në një album muzikor dhe është shprehur i entuziazmuar për këtë gjë.

Ai e ka bërë punën A&R (artistë dhe repertorë – që është përgjegjës për zbulimin e talentëve dhe mbikëqyrjen e zhvillimit artistik të incizuesve dhe kompozitorëve).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga LeBron James

Angazhimi i LeBron ka ndodhur në albumin e ardhshëm të reperit 2 Chainz, “Rap or Go To The League”.

“Kam pasur kënaqësinë të punoj në projektin tim të parë muzikor nga fillimi deri në fund me mikun tim 2 Chainz, ‘Rap or Go To The League’, që do të vijë te ju më 1 mars”, ka shkruar LeBron në një postim në Instagram.

Fansat e James dinë për pasionin e basketbollistit për muzikën hip-hop, ndërsa tash do ta kenë mundësinë që të shohin se çfarë ndodh kur është i përfshirë drejtpërdrejt në materialet muzikore.

Albumi i ri i 2 Chainz e pason albumin e tij nga viti 2017, “Pretty Girls Like Trap Music”, i cili ishte albumi i katërt me radhë i reperit amerikan. /Telegrafi/