Telegrafi

1 Maji edhe Shqipëria pa protesta

Por në Shqipëri duket se nuk konsiderohet aspak e tillë, që kur njerëzit e quajnë si një ditë feste, e cila duhet kaluar më së miri, duke pushuar dhe u argëtuar.

Pritet që kriza ekonomike globale pritet të nxisë një pjesëmarrje shumë të madhe në manifestimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, e cila tradicionalisht përkujtohet me protesta të sindikatave të punëtorëve në shumë qytete evropiane.

Që në orët e para të mëngjesit nëpër botë kanë shpërthyer protestat e para, gjë që nuk po ndodh në kryeqytetin shqiptar.

Mësohet se në kuadrin e manifestimeve sot për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, protesta të mëdha janë zhvilluar në Berlin dhe Hamburg të Gjermanisë, të cilat janë shoqëruar me plagosjen e dhjetëra policëve, bënë të ditur burime zyrtare.

Policia berlineze njoftoi se 29 efektivë të forcave të rendit u lënduan dhe të paktën 12 manifestues u arrestuan, pasi afro 200 protestues me slogane antikapitaliste sulmuan policinë me shishe, gurë dhe mjete të tjera të forta, kurse në Hamburg, autoritetet deklaruan se të paktën tre policë janë lënduar gjatë përleshjeve me demonstruesit.

Ndërkaq, janë paralajmëruar protesta të fuqishme në Madrid dhe në Paris. /noa/