Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se me rastin e festës së 1 majit, ditës së punëtorëve, do të mbajë protestë në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në këtë sektorë .
“Ju njoftojmë se në ditën e 1 majit, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë protestë, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në këtë sektorë.
Protesta fillon para BSPK-së nga ora 10:00 dhe marshon deri te sheshi Skënderbe ku edhe do të lexohen kërkesat tona
Po këtë ditë me 1 maj, Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shota , nga ora 11:00 do të protestoi para Selis së Ministrisë së kulturës , në shenjë pakënaqësie me gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Foto kryesore: ILUSTRIM