Telegrafi

Më 1 gusht fillon afati kalimtar në basketbollin e Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar zyrtarisht në lidhje me hapjen e afatit kalimtar në basketbollin e Kosovës.

FKB ka njoftuar se afati kalimtar për të gjithë basketbollistët/et në të dyja konkurrencat fillon më 1 gusht dhe do të përfundojë më 10 gusht në ora 16:00.

Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë procedurat e regjistrimit të lojtarëve/eve.

Ndryshe, skuadrat janë mjaft aktive në afatin kalimtar, ku kanë paralajmëruar shumë transferime, si vendore, po ashtu edhe me lojtarë të huaj.

Gjithashtu katër skuadra (Golden Eagle Ylli, Peja, Rahoveci dhe Prizreni 16) kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Unike, andaj pritet një edicion mjaft interesant. /Telegrafi/