Telegrafi

1 Euro=140 lekë

 Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ka kërkuar që të mos ushtrohet presion mbi këmbimin e monedhave, duke siguruar se Leku është një monedhë e qëndrueshme në treg. Ai tha se ndryshimet në këmbimin e tregut valutor kanë sjellë këtë situatë, për shkak të kërkesës dhe ofertës në këtë treg.

Guvernatori Fullani tha gjithashtu se leku do të përdoret në vend, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Deklaratat e Fullanit u bënë pas mbledhjes së radhës të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.