Telegrafi

1 euro, gati 140 lek

Monedha shqiptare humbi terren gradualisht gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe 1 euro u këmbye dje në mesditë për 139.2 lekë, një tendencë që u konsiderua “shqetësuese” nga ekspertët dhe tregtarët e valutës.

Presioni mbi monedhën shqiptareu lehtësua pasdreke, kur në tregun ndërbankar euro ra nën kuotën 139, në një ditë që u vlerësua si shumë e luhatshme.

“Euro ka qëndruar tashmë pranë ose mbi kuotën 139 lekë për shumë ditë, gjë që na bën të besojmë se kuota psikologjikisht e rëndësishme 140 nuk është më e paimagjinueshme”, komentoi një ekspert i këmbimit valutor.