Në këto ditë të ftohta por që shoqërohen me festa të shumta, padyshim se është e nevojshme të solidarizohemi me të gjithë personat në nevojë.
Një solidarizim të tillë e ka bërë kompania e derivateve “Petrol Company” e cila përmes kampanjës “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje” ka arritur t’ia sigurojë një kulm mbi kokë familjes Blaka e cila ka qenë në nevojë dhe që më në fund festat e vitit do t’i pret në një atmosferë të mirë familjare.
Në mes lotësh të gëzimit e lumturisë, familja Blaka janë shprehur tejet falënderues.
Një gëzim i veçantë është vërejtur edhe në fytyrat e fëmijëve të cilët më në fund, njësoj sikurse shokët e shoqet e tyre, do ta kenë dhomën e tyre ku do t’i kalojnë në ambient të ngrohtë ditët e ftohta, ku do të kenë hapësirë për të mësuar dhe për të luajtur.
Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpisë, drejtori i kompanisë së derivateve “Petrol Company” përveç klientëve e ka falënderuar edhe kryetarin e komunës së Pejës për krijimin e infrastrukturës që të ndërtohet shtëpia për familjen Blaka.
Petrol Company kampanjën humanitare do ta vazhdojë për t’i ndërtuar edhe katër shtëpi tjera.