Në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti, të drejtë vote do të kenë 1.814.644 votues, kumtoi sot Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas mbylljes së Listës zgjedhore dhe ndryshimeve të kryera si rezultat i kontrollit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Listën zgjedhore janë të regjistruar 1.735.682 votues, 77.071 janë me punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, 1.882 gjatë kohës së zgjedhjeve do të ndodhen në vuajtje të dënimit të burgut ose paraburgim, ndërsa 9 votues janë të regjistruar si të zhvendosur brenda shtetit.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, më 15 tetor do të kryhen në 3.480 vend votime në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit.
Rrethi i dytë zgjedhor është caktuar për dy javë më pas, me 29 tetor./Telegrafi/