Lamborghini është bashkuar si një partner zyrtar i iniciativës Movember, e cila mbledh para për çështjet e shëndetit të meshkujve.
Kështu, fushata e mbledhjes së fondeve dhe ndërgjegjësimit që zhvillohet çdo nëntor do të jetë pak më e prirur ndaj veturave këtë vit pasi 1,500 Lamborghini-t do të parakalojnë “të veshur me ngjitëse në formën e mustaqeve”, simboli Movember.
Të shtunën, më 6 nëntor, supermakinat italiane do të bredhin rrugëve të qyteteve të mëdha duke përfshirë qytete si Nju Jork, Londër, Syndey, Bangkok, Romë dhe Cape Town.
Ngjarja speciale organizohet me ndihmën e 92 tregtarëve të Lamborghini, me pronarët e inkurajuar të marrin pjesë.
Lamborghini-t me mustaqe do të përhapin mesazhin e Movember ndërsa njerëzit mund të dhurojnë para për kauzën.
Fondet e mbledhura gjatë këtij muaji do të shkojnë për shëndetin mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve, kancerin e prostatës dhe kancerin e testikujve. /Telegrafi/