Site icon Telegrafi

1.5 milion euro për Pallatin Olimpik

Projekti i Ministrisë së Sportit për ndërtimin e një Pallati Olimpik do të jetë shpëtim për federatat sportive. Në këtë objekt do të jenë vendosen më shumë se 30 federata, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Paraolimpik i Kosovës. Hapësira do të jetë e madhe, ku do të ketë edhe salla për konferenca dhe salla për mbledhje. Ndërtesa pritet të jetë shumë moderne.

Përfundon më 2016

Këshilltari në Ministrinë e Sportit, Shkëlzen Dragaj, ka theksuar se fillimisht do të hapet konkursi për hartimin e këtij projekti. “Fillimisht do të hapet konkursi për hartimin e këtij projekti. Kjo do të ndodh në vitin 2014 e më pas priten zhvillime tjera. Në përgjithësi është paraparë të përfundoj më 2016”, ka deklaruar Dragaj për ‘Sport Plus’. Për fillim të këtij projekti janë ndarë 200 mijë euro, derisa 1.5 milionë në tërësi deri kur të përfundojë. Çështja e lokacionit dhe hapësira ende nuk është caktuar. “Kjo nuk dihet pasi varet se cila kompani do të fitojë konkursin. Çështja e lokacionit ende nuk është caktuar. Më pas do të bëjmë kërkesë në Komunën e Prishtinës për ndërtimin e këtij Pallati Olimpik”, ka theksuar më tej Dragaj.

Hapësirë e madhe

Në Pallatin Olimpik do të vendosen më shumë se 30 federata sportive. “Hapësira do të jetë e madhe. Do të jetë shumë më e madhe se Shtëpia e Sporteve. Aty do të vendosen së paku 30 federata sportive e të tjera që do të themelohen. Gjithashtu në këtë objekt do të vendosen edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe ai Paraolimpik”, vazhdoi më tej këshilltari i Ministrit, Memli Krasniqi.

Objekti do të jetë modern me disa salla.

“Do të jetë salla e konferencave dhe ajo e mbledhjeve. Do të ketë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë. Besoj se edhe federatat do të jenë të kënaqura”, përfundoi Shkëlzen Dragaj.

Federatat sportive të Kosovës janë ankuar për shkak të hapësirës së vogël, ku janë të vendosura në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, ku është i vendosur edhe Departamenti i Sportit që vepron në kuadër të Ministrisë së Sportit. Madje, disa federata janë ankuar që nuk mund të vendosen në këtë objekt. Një e tillë është Federata e Shigjetarisë së Kosovës që është pranuar ndërkombëtarisht me të drejta të plota.

Federata e Basketbollit të Kosovës do të vendoset në një lokacion të ri, ndërsa zyret e saj do të përdoren nga Shoqatat që veprojnë në kuadër të kësaj federate.

Salla e konferencave dhe mbledhjeve

Pallati Olimpik do të jetë mjaft modern, ku do të jetë të vendosura së paku 30 federata sportive kosovare, Komiteti Olimpik i Kosovës e Paraolimpik. Gjithashtu do të jetë edhe salla e konferencave dhe e mbledhjeve, që do t’iu shërbejnë federatave. /SportPlus/Telegrafi/ 

Exit mobile version