Telegrafi

1.5 miliard funte për United? Gënjeshtër

Shtypi britanik nxitoi gjatë afatit kalimtar të janarit, për të lansuar disa spekulime sensacionale të cilat thoshin se familja Glazer me çdo kusht e dëshironte klubin dhe se nuk dëshironte shitjen, madje edhe për 1.5 miliardë funte, ofertë e bërë nga një grup aziatik.

Sidoqoftë, është përfaqësuesi i tifozëve të United, Duncan Drasdo, ai që hodhi poshtë këto spekulime. Drasdo në të njëjtën kohë është dhe formuesi i grupit Red Knights që përbëhet nga multi-miliarderë të interesuar për të blerë klubin nga Old Trafford.

“Koha kur janë bërë këto pohime duket të jetë cinike me qëllim që të pengohet suksesi i klubit dhe blerja nga Red Knights. Vërtetë dikush mendon se familja Glazer do të refuzonte një ofertë prej 1.5 miliardë funtesh në kohën kur janë më shumë se kurrë në nevojë për të holla?”.

“Të gjithë ata të cilët do të ishin të interesuar, nuk do të bënin ofertë pa biseduar me tifozët dhe me grupin Red Knights, që tashmë është duke luajtur një rol të madh dhe blerja e United nga Red Knights, për mua është vetëm çështje kohe”, tha Duncan Drasdo, përfaqësuesi i tifozëve të United. /Telegrafi/