Ka vijuar edhe këtë të enjte numri i lartë i infeksioneve me coronavirus në Itali.
Në 24 orët e fundit në Itali ka pasur 1.411 raste të reja me COVID-19 nga 1,367 raste që ishin të mërkurën, në 94 mijë teste të kryera.
Ndërkohë janë regjistruar 5 të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.463.
Numri më i lartë i rasteve është regjistruar në Lombardi me 286 pozitive më shumë ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 263.949.
Aktualisht raste aktive janë 21.932, një rritje prej 1,179 në 24 orë. Ndërsa të shëruarit janë 206,554, 225 vetëm në 24 orët e fundit. /kp/Telegrafi/