Kjo shifër pritet të rritet edhe më tej gjatë vitit 2013, për të cilin pritjet janë që kjo shifër të shkojë deri në 1.2 miliardë pajisje të shitura, ndërsa trendi i përdorimit të tabletëve dhe telefonave të mençur do të vazhdojë të rritet.
Siç dihet, Apple dhe Google janë lojtarët kryesor për pajisjet e mençura, me modelet e tyre – iPhone dhe Samsung Galaxy S3, të cilat po shiten më së shumti për momentin.
Mbetet të shihet nëse tabletët si Kindle Fire dhe Google Nexus 7 do të arrijnë të garojnë me iPad, për të ndryshuar strukturën e tregut dhe shitjet tek përdoruesit final. / Telegrafi /