Site icon Telegrafi

1.197 pirsingje brenda një dite

Teksasiani i pasionuar me “dekorimet” e trupit pohon se ka thyer rekordin e Guinnessit pasi që brenda një ditë të vetme në trupin e tij ka vendosur hiq më pak se 1.197 pirsingje.

Jeremy Stroud pohon se më 2 maj për rreth pesë orë në trupin e tij janë futur 800 gjilpëra në shpinë, në dorën e djathtë 300, 50 në këmbë dhe 20 në dorën e majtë.

Thotë se gjilpërat i janë larguar në fund të ditës, por se vragat i kanë mbetur nëpër tërë trupin.

Afër Stroudit gjatë tentimit të tij për të thyer rekordin kanë qenë dy infermierë, si dhe dëshmitarët e fotografi, i cili me fotoaparat ka regjistruara tentimin e tij për të thyer rekordin.

Stroud thotë se e ka pasur për qëllim të bëj 2.000 pirsingje, mirëpo në një moment dhimbja e shkaktuar prej tyre ka qenë tepër e fuqishme për të vazhduar tutje.

Exit mobile version