Site icon Telegrafi

“007” do të xhirohet në Dubrovnik të Kroacisë

Filmi më i ri i superagjentit të njohur James Bond, xhirimet e tij do t’i shtrijë këtë vit edhe në Ballkan.

Dubrovniku i Kroacisë ka qenë ‘shënjestra’ e radhës nga regjisorët, të cilët mendojnë të realizojnë filmin e njëzetepestë të “007-tës”.

Lexo po ashtu Tom Hardy konkurrencë për "James Bond" edhe dy aktorë tjerë i hyjnë garës (Foto)

Kryetari i Dubrovnikut Andro Vlahušić ka konfirmuar që pjesa e 25-të do të filmohet në këtë vend, raporton Digital Spy sipas faqes zyrtare të filmave Bond.

Në këtë faqe gjithashtu theksohet stafi i filmit është në një stad të avancuar të negocimeve për më të reja e “007”. /Telegrafi/

Exit mobile version