Të paktën një person ka mbetur i vdekur derisa pesë të tjerë janë plagosur, gjatë të shtënave me armë në Los Angeles, pranë qendrës së vendvotimit.
Policia në Azusa ka njoftuar se qytetarët i janë përgjigjur “gjendjes kritike”, dhe janë paralajmëruar që të qëndrojnë në vende më të sigurta, transmeton Telegrafi.
Mediat amerikane raportojnë, se një person i armatosur rëndë është përfshirë në këtë përleshje të armatosur.
Departamenti i zjarrfikësve, ka konfirmuar se pesë persona janë dërguar për trajtim në spital pas të shtënave me armë që ka ndodhur. /Telegrafi/