Dy policë dhe një civil janë plagosur mbrëmë gjatë një shkëmbim zjarri në Kopenhagë.
I dyshuari për sulmin është arrestuar më vonë, kanë bërë të ditur policia, transmeton Telegrafi.
Një polic është plagosur në kokë kurse tjetri në këmbë, dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në periferi të qytetit kryesor të Danimarkës.
Civili i plagosur raportohet se nuk është shtetas danez, dhe se autoritet e sigurisë janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e tij.
Të shtënat me armë kishin ndodhur derisa policia ishte duke kryer patrulla rutinore. /Telegrafi/