Kanë humbur jetën 12 persona, në mesin e tyre janë 11 vajza, nga një zjarr që shpërtheu në një konvikt të një shkolle në provincën jugore turke, Adana.
Po ashtu sipas zyrtarëve turq, nga zjarri kanë mbetur të lënduar edhe 22 vajza tjera.
Veç 11 vajzave të shkollës së mesme që kanë humbur jetën, e vdekur është edhe një grua që ishte e punësuar në konvikt.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur, tha ministri i Çështjeve Evropiane Omer Çelik, transmeton KosovaPress.