Site icon Telegrafi

Dashtevski: PSP-ja është instalim i jashtëm për ta rrënuar OBRM-PDUKM-në

Analisti Aleksandër Dashtevski, në profilin e tij në Facebook shkruan se PSP-ja është instalim nga jashtë për ta rrënuar OBRM-PDUKM-në dhe për ta sjellur në pushtet Zoran Zaevin. Sipas tij, ndër qëllimet e PSP-së është edhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë dhe zbatimi i dygjuhësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi para se gjithash është ndryshimi i emrit, pastaj dygjuhësia në gjithë territorin dhe sipas mundësive edhe kantonizimi. Për këto qëllime PSP ka obligim që me çdo çmim të diskreditojë Gruevskin dhe ekipin e tij, si pengesë kryesore e këtyre qëllimeve”, shkruan mes tjerash Dashtevski./Telegrafi/

Exit mobile version