Kryetari i Komunës së Gostivari, Nevzat Bejta në Facebook ka treguar se janë duke u pastruar të gjithë rrugët e qytetit dhe venbanimeve përreth, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Borën nuk mund ta ndalim që të bjerë, por mund të angazhohemi që rrugët dhe trotuaret t’i pastrojmë dhe qytetarëve t’u krijojmë kushte që të lëvizin lirshëm dhe pa pengesa” shkruan Bejta.
Përndryshe, edhe Bashkia e Shkupit ka lajmëruar se janë duke pastruar rrugët e kryeqytetit dhe janë duke hudhur kryp që të pastrohen më lehtë rrugët./Telegrafi/