Real Madridi është mysafir i Gironas në ndeshjen e dytë sezonale në La Liga.
Los Blancos e nisën me fitore sezonin e ri në kampionatin spanjoll duke e mposhtur Getafen me rezultat 2-0.
Prandaj të zgjedhurit e Julen Lopetegui do të përpiqen të vazhdojnë me fitore në këtë fillimsezoni.
⌛ Quedan 5⃣ horas…#RMLiga | #HalaMadrid pic.twitter.com/I2gE98tUvi
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 26, 2018
Skuadra mysafire është favorit për të arkëtuar tri pikë të reja, ndërkohë që lojtarët e Eusebio Sacristan do të tentojnë të bëjnë befasi.
Kujtojmë që Girona luajti pa gola kundër Real Valladolidit në xhiron e parë të sezonit të ri në La Liga.
Formacioni startues i Gironas: Bono; Porro, Bernardo, Juanpe, Muniesa; Timor, Pere Pons, Granell; Portu, Borja Garcia; Lozano.
Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Nacho, Marcelo; Kroos, Casemiro, Isco, Asensio; Bale, Benzema.
Mbretërit duhet të fitojnë për të qëndruar në hap me Barcelonën që në këtë xhiro fitoi me rezultat minimal ndaj Real Valladolidit. /Telegrafi/