Vatra e re e zjarrit që po shkrumbon veriun e Kalifornisë ka shënuar disa të vdekur dhe të plagosur, njoftoi sot një zyrtar, pa saktësuar për momentin numrin e viktimave.
Mark Ghilarducci, nga Zyra e Shërbimeve të Emergjencave të guvernatorit të Kalifornisë, njoftoi se janë në dijeni për persona të plagosur dhe disa të vdekur, dhe po përpiqen të dimë më shumë mbi pasojat e zjarrit.
”Shkalla e shkatërrimit që kemi konstatuar është me të vërtetë e pabesueshme”, shtoi ai gjatë një konference shtypi të transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook.
Po ashtu Ghilarducci ka njoftuar se 157000 njerëz janë evakuuar për t’i shpëtuar zjarrit.
Veç veriut, zjarret janë përhapur edhe në jug dhe lufta e zjarrfikësve për t’i shuar ato është bërë shumë e vështirë për shkak të erës së fortë.