Site icon Telegrafi

​Zjarre masive në Australi

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë shkaktuar zjarre masive në pyje dhe fermat në Australi, duke shkaktuar djegien e dhjetëra shtëpive.

“Pavarësisht dëmeve të mëdha nuk ka informacione për viktima”, nënvizojnë autoritetet.

Rreth 70 banesa janë dëmtuar apo shkatërruar në Tathra, fshat turistik në brigjet e Uellsit të Ri Jugor, përfshirë të dielën nga zjarri, raporton ATSH.

Rreth 40000 hektarë janë djegur gjithashtu në jugperëndim të shtetit fqinj të Viktorias.

“Banorët e Tathras janë përballur dje pasdite me rrethana dramatike si pasojë e ajrit shumë të nxehtë dhe shumë të thatë dhe erërave të forta”, deklaroi sot për “Sky News Australia” Shane Fitzsimmons, shefi i forcave zjarrfikëse të Uellsit të Ri Jugor.

Pjesa juglindore e Australisë është përballur me temperatura shumë të larta.

Sipas specialistëve, këto zjarre dëshmojnë zgjatjen e sezonit të zjarreve në pyje që ndodhin normalisht gjatë verës australiane, mes dhjetorit dhe shkurtit, për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Në Tathra, më shumë se 1000 hektarë janë djegur dhe 60 forca zjarfikëse po vazhdojnë të luftojnë me flakët”, sipas Greg Allan, zëdhënës i forcave zjarrfikëse. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version