Site icon Telegrafi

​Zidane flet për Hazardin: Ai është lojtar shumë i mirë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar admirimin e tij për Eden Hazard.

Ylli belg shënoi dy gola në fitoren e Chelseat në disfatën kundër Real Madridit (3-2), takim ky i zhvilluar mbrëmë në Amerikë.

Hazard prej kohës është i lidhur më transferimin në Real Madrid. “Ai është një lojtar shumë i mirë dhe çdo ekip i dëshiron lojtarët më të mirë”, ka thënë Zidane.

“Ai është lojtar i Chelseat dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ne i dimë aftësitë e tij dhe ai e tregoi cilësinë e tij në kohë të shkurtër”, theksoi tekniku francez.

Exit mobile version