Një zë misterioz që u dëgjua në të gjithë botën, më në fund është zgjidhur. Shkencëtarët thanë se tingulli që njerëzit e dëgjuan ishte pjesë e një liqeni të mbushur me magmë në Oqeanin Indian.
Tingulli i çuditshëm ishte dëgjuar disa muaj më parë dhe po bezdiste ata që e dëgjuan.
Dhe tani thuhet se një vullkan i ri nënujor që shfaqet midis Madagaskarit dhe Mozambikut, në brigjet e ishullit Mayotte, ishte pas tij.
Studimi thotë se magma nga një rezervuar rreth 20 milje poshtë fundit të oqeanit udhëtoi lart për të formuar vullkanin e ri – diçka që ishte shumë e zëshme.
Simone Cesca, një sizmolog në Qendrën Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ në Potsdam, e cila është autore e studimit, i tha LiveScience se ‘u deshën vetëm disa javë që magma të përhapet nga manteli i sipërm në det, ku lindi vullkani i ri nënujor”.
Zëri i kumbueshëm filloi gjashtë muaj pasi mijëra tërmete u regjistruan pranë ishullit në maj të vitit 2018.
Në nëntor 2018, sizmologët filluan të dëgjojnë një zë të çuditshëm, me disa periudha të tij që zgjatën mbi 30 minuta – diçka që “shkaktoi kuriozitet” tek ekspertët.
Më vonë u bë e qartë se një vullkan i ri ishte formuar afër Mayotte që ishte mbi tre milje i gjatë dhe gati gjysmë milje i lartë.
Teoricienët e komplotit fillimisht ‘u egërsuan’ kur zëri u dëgjua dhe u përcaktua në Oqeanin Indian.
Njëri prej tyre në YouTube e quajti ngjarjen e atëhershme të pashpjegueshme, si aktivitet i një tërmeti në Alaska, duke thënë se diçka “e çuditshme” po ndodhte, derisa një person tjetër e ndërlidhi atë me ‘ngjarjet që ndodhin në kozmos’. /kp/Telegrafi/