Telegrafi

​Zbulohet frymëmetri, tregon gjithçka në lidhje me frymëmarrjen tuaj

Përderisa e keni në gojë “aparatin” ju mund ta lidhni atë me një program të telefonit, dhe të përcillni të gjitha statistikat që dalin për frymëmarrjen tuaj.

Nëse keni probleme me erë të keqe ky aparat do t’ju rekomandojë që të merrni një çamçakëz.

Mes tjerash, frymëmetri do t’ju tregojë edhe nëse keni nevojë për të pirë më shumë ujë, duke e matur kështu sasinë e hidrateve që keni.