Laboratori bërthamor i world wide web (www), feston sot 30-vjetorin e sistemit të informacionit global duke nxjerrë në pah përfitimet që shkenca mund t’i sjellë publikut.
Në mars të vitit 1989, fizikani dhe inxhinieri i shkencave kompjuterike, Tim Berners-Lee, i kishte paraqitur një letër Organizatës Bërthamore të Kërkimeve (CERN) duke i propozuar ndërtimin e një sistemi që do të menaxhonte dhe lidhte informacionet shkencore nga ky institucion.
”Vizioni erdhi për të ndryshuar mënyrën e përqasjes të informacionit në nivel global duke e sjellë atë në maksimumin e zhvillimit aktual të teknologjisë”, thotë drejtoresha e përgjithshme, Fabiola Gianotti.
Rreth gjysma e njerëzimit përdor sot sistemin e krijuar nga Tim Berners-Lee, i cili ka bërë një thirrje për rritjen e sigurisë, të dhënave personale dhe lirinë e shprehjes online. /kp/Telegrafi/