Site icon Telegrafi

​Wimbledon, Federer kualifikohet me lehtësi

Dita e dytë e turneut të Wimbledon nuk shënoi rezultate befasuese.

Tenistët pretendentë për të fituar trofeun u kualifikuan pa shumë probleme për në raundin e dytë të tij.

Roger Federer u favorizua shumë në këtë raund, pasi kundërshtari i tij Dolgopolov u tërhoq për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Tenisti ukrainas u detyrua ta braktisë sfidën në setin e dytë, kur Federer kryesonte 3-0, ndërkohë që zvicerani kishte fituar edhe setin e parë 6-3.

E njëjta histori edhe në ndeshjen mes Novak Djokovic dhe Martin Klizan, me këtë të fundit që u tërhoq në fillimin e setit të dytë që kryesohej nga Djokovic 2-0, ndërkohë që serbi e kishte fituar fraksionin e parë 6-3.

Për femra, u kualifikuan Angelic Kerber, e cila mposhti Irina Falkonin me rezultatin 2-0 dhe Karolina Pliskova, e cila mundi rusen Rodina 2-0 me sete (6-1 dhe 6-4).

Exit mobile version