Telegrafi

​Wenger tregon datën e rikthimit të Ramseyt

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey, ka kohë që është i lënduar dhe nuk ka mundur ta ndihmojë Arsenalin.

Arsene Wenger ka treguar që Aaron Ramsey do të kthehet nga lëndimi në fund të muajit tetor, më konkretisht në ndeshjen që Arsenali e zhvillon ndaj Sunderlandit.

‘Topçinjtë’ këtë javë ndeshen me Middlesbrough në kuadër të Premier Ligës, ndërsa në mesjavë ballafaqohen me Reading në Kupn e Ligës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Arsenali

“Ramsey është duke përparuar nga dita në ditë”.“Nuk do të luajë ndaj Reading, por për Sunderlandin do të ftohet në ekip”, ka theksuar Wenger.

Ramsey është lënduar në ndeshjen hapëse të Premier Ligës ndaj Liverpoolit në muajin gusht dhe që nga ajo kohë ka qenë jashtë fushave të blerta.