Trajneri i Arsenalit nuk është i interesuar për sulmuesin italian.
Raportimet e medieve angleze për një ofertë të Arsenalit, për Andrea Belottin i ka hedhur poshtë trajneri i ‘Topçinjve’ Arsene Wenger.
Francezi ka thënë se ka sulmues të mjaftueshëm në skuadër dhe se nuk është i interesuar për të sjellur dikë tjetër.
“Këto janë vetëm lajme të rrejshme”, u ka thënë Wenger gazetarëve.
“Ne kemi Danny Welbeck, i cili sapo është kthyer nga lëndimi, më pas janë Olivier Giroud, Alexis Sanchez, Theo Walcott si dhe Lucas Perez, që të gjithë po bëjnë një punë të mirë. Kam një numër të madh sulmuesish në ekip”, ka theksuar ai.
Arsenali ka sulmin e dytë më të mirë në Premier Ligë këtë stinor me 44 gola në 20 ndeshje të luajtura.