Telegrafi

​Wenger nuk përjashton mundësinë për të marrë drejtimin e Anglisë

Arsene Wenger mendon që të ulet në stolin e kombëtares angleze pas largimit nga Arsenali.

Ndonëse nuk është i interesuar për të lënë Arsenalin dhe të marrë drejtimin e ‘Tre Luanëve’, Wenger nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të bëhet trajner i Anglisë.

Federata Angleze, është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar të shkarkuarin Sam Allardyce dhe Wenger është një prej emrave më të përfolur për këtë post.

“Unë trajner i Anglisë? Prioriteti im është që njëherë të bëjë punën mirë me Arsenalin”, ka deklaruar Wenger në konferencën për shtyp në ditën që po feston 20-vjetorin me klubin londinez. “Ky ka qenë gjithmonë klubi im, por një ditë kur të largohem nga këtu, atëherë nuk do t’i thoja jo Anglisë”, ka deklaruar Wenger.