Pas dorëheqjeve të më hershme të kabinetit qeveritar dhe zyrtarëve të lartë sllovak, pas vrasjes së gazetarit hulumtues sllovak, sot ka dhënë dorëheqje edhe ministri i Brendshëm, Robert Kalinak.
“Është e rëndësishme që stabiliteti i qeverisë të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit”, tha Kalinak.
Gazetari hulumtues Jan Kuciak dhe e dashura e tij, janë varë tre javë më parë në shtëpinë e tij.
Deri më tani janë mbajtur dhjetëra protesta nga qytetarët e Sllovakisë, ku është kërkuar zbardhja e vrasjes, kurse qeveria ka ofruar një milion euro për informacionin që qon në kapjen e vrasësve. /kp/Telegrafi/