Site icon Telegrafi

​Votel: Lufta kundër ISIS-it shumë larg fundit

Lufta kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri, është shumë larg fundit, deklaroi sot në Uashington gjenerali Joseph Votel, shefi i forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

“Vëzhgimet e fundit të burrave dhe grave tona në terren tregojnë se popullsia e ISIS-it që është larguar nga bastionet e fundit të kalifatit mbetet gjerësisht e papenduar, e vendosur dhe e radikalizuar”, shtoi gjenerali Votel para një komisioni të Kongresit amerikan.

“Ajo që jemi duke parë sot, nuk është kapitullimi i ISIS-it si një organizatë, në fakt është një vendim i përllogaritur për të mbajtur sigurinë e familjeve të tyre dhe për të ruajtur kapacitetet e tyre duke shfrytëzuar mundësitë që japin kampet e të shpërngulurve ose duke u fshehur në zona të largëta për të pritur çastin e mirë për një ringritje”, tha ai.

“Reduktimi fizikisht i kalifatit është një arritje ushtarake monumentale, por luftimi kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm është larg fundit dhe misioni jonë mentet i njëjti”, theksoi gjenerali Votel.

Exit mobile version