Telegrafi

​Victoria Beckham dekorohet për të arriturat në modë

Modelja e njohur Victoria Beckham është nderuar me dekoratën e Mbretërisë së Bashkuar për të arriturat në industrinë e modës dhe punë humanitare.

Ajo ka marrë dekoratën në një ceremoni solemne në Pallatin Buckingham. Dekoratën modeles 43-vjeçare ia ka ndarë princi William.

Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi ish-anëtares së grupit të njohur “Spice Gitrls”, ishte edhe bashkëshorti i saj David Beckham, i cili këtë dekoratë e kishte marrë në vitin 2003.

Victoria është shprehur e nderuar me titullin prestigjioz, duke thënë se rol të madh në karrierën e saj ka luajtur edhe bashkëshorti i saj, futbollisti i njohur anglez, Davdi Beckham. /Telegrafi/