Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që kanë humbur jetën në aksidentin e sotëm në Mramor, ndërsa të lënduarve u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë.
“Me shumë keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan. Ngushëllime familjarëve dhe miqve të atyre që humbën jetën, ndërkaq të lënduarve, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç të cilët edhe i vizitova në Qendrën Emergjente, shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Veseli në Facebook.