Kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, u ka premtuar mësimdhënësve se do të angazhohet për përmirësim të sistemit arsimor në vend.
Veseli ka takuar sot mësimdhënësit, të cilëve u tha se janë partnerët më të çmuar në procesin e zhvillimit te ardhshme. “Krejt ajo çka ne gjithë bashkërisht angazhohemi, është si me pas të ardhme më të mirë, si Kosova të jetë më aftë të ballafaqohet me sfidat aktuale”, tha Veseli.
Ai tha se mësimdhënësit janë partnerët më të çmuar në procesin e zhvillimit të ardhshëm që do të karakterizohet edhe me reforma. Veseli tha se nuk do te mbes asnjë i ri pa punë, por do të jenë të integruar në tregun e punës.
“Nëse arrijmë ta fuqizojmë sistemin tonë arsimor, duke e bërë konpaktibil me kërkesat e ekonomisë së tregut, do të kemi shumë sukses. Sistemi arsimor nuk ka pasur partnerë tjerët pos PDK-së. Do të jem përkrah jush me ju edhe për katër vitet e ardhshme, jo vetëm më 6 tetor, por në çdo ditë tjetër që na jep Zoti pas 6 tetorit. Kosova ka nevojë për kontributin tuaj, e bashkë mund t’ia arrijmë të kemi sukses”, u tha Veseli mësimdhënësve. /kp/Telegrafi/