Telegrafi

​Verrati: Dua të jem i gatshëm në Evropian

Mesfushori italian i PSG-së, Marco Verrati është rikthyer në fushën e blertë pas rikuperimit nga lëndimi.

Reprezentuesi i Italisë ishte pjesë e fitores së PSG-së kundër Rennes (4-0), duke treguar formë të kënaqshme, transmeton KosovaPress.

Italiani thotë se është i lumtur me rikthimin në fushën e blertë. Ai shpreson se do të jetë i gatshëm për Evropianin ‘Francë 2016’ që nis më 10 qershor.

“Është një periudhë kur tani unë ndjehem mirë. Unë shpresoj se do të vazhdojë kështu, unë dua të jem i gatshëm për finalet e Evropianit”, ka thënë Verrati.