Site icon Telegrafi

​Vendos Shkodën mbi Passat, policia uelsiane nuk di si ta dënojë vozitësin

Skena që u shfaq para syve të oficerëve të policisë në Uells sigurisht që mund të quhet e jashtëzakonshme!

Për shkak se ata deri atëherë nuk kishin parë askënd që transportonte një makinë në çatinë e një makine, por ata menjëherë nxorën shoferin nga trafiku në Aberystwyth, raporton BBC.

Pas timonit ishte 51-vjeçari Glyndwr Richards nga Llanfarian, i cili justifikoi se Shkoda që ai kishte lidhur në çatinë e VW Passat të tij po e dërgonte në një depo mbeturinash të makinave aty pranë.

Ende në gjendje shoku, policia nuk e dinte mbi çfarë baze ta dënonte, por ata e ndaluan vozitësin që të ngiste më tej.

Kjo është arsyeja pse gjyqtari kundërvajtës në Gjykatën e Qarkut në Aberystwyth vendosi që Richard “i aftë dhe imagjinues” po drejtonte makinën e tij në mënyrë që rrezikonte pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe i shkurtoi gjobën në gjithsej 195 funte.

Ai gjithashtu mori tre pikë dënim. Sidoqoftë, ajo që mbeti intriguese ishte fakti që ai thjesht arriti ta bëjë atë. /kp/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=s6PxSgwCgdM

Exit mobile version