Telegrafi

​Vdes kryetari i Degës së LDK-së në Graçanicë, Imri Ajeti

Ka ndërruar jetë kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Graçanicë, Imri Ajeti.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga kjo parti.

Me rastin e vdekjes së tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Ajeti.

“E nderuara familje Ajeti. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti. Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Mustafës./Telegrafi/

Ish-kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Graçanicë, Imri Ajeti