Site icon Telegrafi

​Vdes këngëtari Chris Cornell

Këngëtari legjendar dhe anëtari i bendit “Soundgarden” dhe “Audioslave” Chris Cornell, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare në Detroit, vetëm disa orë pas koncertit.

Në deklaratën për AP, zëdhënësi i tij, Brian Bamberi, tha se Cornell ka vdekur mbrëmë në Detroit.

Cornell është fitues i çmimit Grammy.

Ai e filloi karrierën në skenën e rokut në Seattle duke formuar grupin Soundgarden.

Ai njihet si një nga miqt më të mirë të Kurt Cobain. /Telegrafi/

Exit mobile version