Telegrafi

​Vdes astronauti amerikan që shkeli Hënën

Astronauti amerikan, John Young, i njohur si pionieri i misioneve hapësinore amerikane, ka vdekur në moshën 87 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur NASA, e cila ka njoftuar se veterani Young ka pasur komplikime nga pneumonia.

Young, ish-piloti i Marinës Amerikane, në vitin 1972 ishte njeri i 9-ë nga 12 njerëzit që kanë shkelur me këmbë në Hënë, transmeton Koha.net. “Jemi të pikëlluar nga humbja e astronautit John Young”, ka shkruar NASA në një deklaratë të postuar në Twitter.

Young është bërë njëri nga astronautët më të suksesshëm në historinë e programit hapësinorë të SHBA-ve.

Ai ka fluturuar dy herë në hapësirë gjatë programit Gemini të NASA-s në mes të viteve 60-ta, dy herë në misionet hënore të Apollos dhe dy herë në anijet hapësinore në vitet 80-ta.

Young u pensionua në vitin 2004, pas 42 vjetësh me agjencinë hapësinore të SHBA./Telegraf/