Presidenti i SHBA-së, Donald Trump vazhdoi të insistojë që anëtarët e NATO-s duhet të japin kontributin e tyre të plotë në organizatë, ndërsa veçoi Gjermaninë si një vend që nuk bën mjaftueshëm.
Në një takim, ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump paralajmëroi se do t’u drejtohet vendeve që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj NATO-s.
Që nga zgjedhja e tij në postin e presidentit, Trump ka kërkuar nga shtete anëtare të NATO-s që të përmbushin obligimet e tyre financiare dhe ofrimin e kapaciteteve të plota në aleancë. Ai po ashtu ka thënë se fatura që paguan SHBA në NATO është e madhe, të cilën gjë ai po kërkon ta ndryshojë. /kp/Telegrafi/